Gazeta Si – Një nga dhomat e godinës së Sanatoriumit të Korçës është përfshirë nga zjarri mesnatën e kësaj të enjteje.
Për pasojë është dëmtuar një pacient me iniciale B.D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë.
Policia thotë se ai ka marrë plagë të lehta, ndërsa mësohet se është dërguar për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shkak i zjarrit dyshohet të jetë veprimi i gabuar i pacientit 62-vjeçar, i cili ka ndezur cigaren, ku afër ka pasur maskën e oksigjenit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




