Ka ndodhur

Zjarr në një ndërtesë 2-katëshe në Memaliaj, digjen tre apartamente

Gazeta Si – Një banesë 2-katëshe është përfshirë nga flakët në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Memaliaj. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit dhe shkak dyshohet të jetë lënia në punë gjatë natës e pajisjeve ngrohëse.

Nga zjarri në katin e dytë, u dogjën plotësisht 3 apartamente, ndërsa 3 apartamente të tjera u prekën pjesërisht nga flakët.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse mundësoi fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera në pallat. Të gjithë banorët e pallatit u evakuan deri në përfundim të operaciont dhe nuk pati të lënduar nga banorët.

Në aksionin që zgjati dy orë e gjysmë morën pjesë rreth 30 efektivë nga forcat zjarrfikëse të Memaliajt të mbështetura edhe nga forcat policore, Bashkia Memaliaj dhe 1 mjet zjarrfikës nga Bashkia Gjirokastër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë