Ka ndodhur

Zjarr në një banesë të pabanuar në Tiranë

Një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët në katin e 5-të të një pallati në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pas mesditës së kësaj të hëne në rrugën “Xhon Belushi”.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë