Ka ndodhur

Zjarr në një banesë në Korçë, asfiksohet 64-vjeçarja dhe evakuohen banorët

Gazeta Si – Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në Korçë në një pallat afërsi të zonës së quajtur “ura e Fajancës”.

Në momentin e ngjarjes, brenda në banesë ka qenë një 64-vjeçare, e cila për shkak të asfiksisë nga tymi është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Atje ka shkuar policia dhe zjarrfikësja që po hetojnë për të zbuluar shkaqet e saj.

Mësohet po ashtu se forcat e policisë po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit për të shmangur çdo problematikë të mundshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë