Gazeta Si - Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë që prej mbrëmjes së të enjtes malin e Shpiragut në Berat, ku flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave dhe temperaturave të larta.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njoftoi këtë të premte se janë angazhuar 50 trup të Forcave të Armatosura, 5 mjete dhe një helikopter Cougar.
Dyshohet se shkak i këtij zjarri është bërë një shkarkesë elektrike.
Sipas tij, 50 trupa të FA-ve, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha.
“Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta.
Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër. Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!”, - shkruan Peleshi në rrjetet sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.