Ka ndodhur

Zjarr në Komunën e Parisit, apartamenti përfshihet nga flakët dhe tymi (Video)

Nga Gazeta Si- Një apartament ka marrë flakë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Në videon e siguruar nga Gazetasi.al, shihen flakët dhe tymi në katin e 6 të pallatit. Sipas asaj që raportojnë blutë zjarri ka rënë rreth orës 14:50, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarri.

“Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar. Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarri”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë