Gazeta Si – Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në rrugën “Reshit Petrela” në Tiranë, duke çuar në evakuimin e të gjithë banorëve të pallatit.
Policia bën me dije se rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati.
Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Shërbimet e Policisë po marrim masa për evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, sipas burimeve, kabujt elektrikë tek kaseta e përbashkët e pallatit kanë marrë flakë nga mbingarkesa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.