Mesditën e sëpremtes është përsfhirë nga zjarri salla e serverëve në Kadastrën e Durrësit, e cila ndodhet pranë "Tirana Business Park" në Rinas. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga zjarri dhe shkaku i rënies.
Kadastra e Durrësit është zhvendosur në Prezë të Tiranës, së bashku me agjencitë e Tiranës, Krujës dhe Kavajës më 12 korrik.
Kadastra e Durrësit ishte e vendosur në pronën e saj pranë një qendre tregtare, në lagjen 4 të qytetit, të ndërtuar në ish-ambientet e Fermentimit të duhanit , ndërsa është zhvendosur në ambiente me qira, në bazë të një vendimi të Bordit Drejtues të ASHK-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.