Një vatër e madhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit pasditen e së diel në malin Vastak, në Dukat të Vlorës.
Sipas të dhënave, zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të vështirë që e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëse.
Deri në këto momente raportohet për një sipërfaqe të madhe të djegur me bimësi por edhe pyje.
Ekipet e zjarrfikësve ende nuk kanë ndërhyrë, teksa zjarri vijon të përhapet drejt zonave të pyllëzuara
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




