Bota

Zjarr në aeroportin Luton në Londër. Shembet një pjesë e parkingut, pezullohen fluturimet

Gazeta Si – Një zjarr shkaktoi mbylljen e aeroportit Luton të Londrës në Britani të Madhe, i pesti më i madh për nga numri i pasagjerëve.

Flakët kanë shkaktuar panik tek pasagjerët që prisnin për të udhëtuar ndërsa disa avionë u detyruan të ulenë në “London Stansted Airport”. Pamjet e shpërndara në internet tregojnë flakë të mëdha dhe tym, ndërsa pasagjerët vrapojnë për të shpëtuar.

“Siguria e pasagjerëve dhe stafit tonë mbetet prioriteti ynë kryesor: prandaj kemi marrë vendimin për të pezulluar të gjitha fluturimet deri në orën 12:00”, njoftuan autoritetet e aeroportit, të cilët më pas e zgjatën pezullimin deri në orën 14:00.

Incidenti ka ndodhur gjatë natës në një nga parkingjet e terminalit, i cili është shembur pjesërisht nga dëmet nga zjarri.

Katër zjarrfikës që u përgjigjën në vendngjarje dhe një punonjës i aeroportit u dërguan më pas në spital për shkak të intoksikimit. Rreth 1200 makina janë përfshirë nga zjarri dhe dëmtuar në aksident.

Anulimi i fluturimeve ka shkaktuar kaos ndërsa qindra njerëz janë të bllokuar në Luton. Të gjithë hotelet janë rezervuar plotësisht dhe shumë pasagjerë akuzuan autoritetet se nuk I kanë ndihmuar për ti mundësuar fluturime të tjera.

Ky është aeroporti i pestë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar pas Heathroë, Gatwick, Manchester dhe Stansted.

U dëgjuan alarmet e automjeteve dhe shpërthime të forta, ndërsa një dëshmitar e përshkroi shpejtësinë me të cilën zjarri u përhap në katin e sipërm të parkingut si “të pabesueshme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë