Ka ndodhur

Zjarr mes Llogarasë dhe Dhërmiut, dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr dyshohet se është vendosur në mënyrë të qëllimshme në një zonë mes Llogarasë dhe Dhërmiut. Flakët kanë përfshirë bimësinë e zonës, ndërsa favorizohen edhe nga era dhe terreni i vështirë.

Zjarri ndodhet pranë disa antenave, por që nuk rrezikohen për momentin. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes, por terreni vështirëson ndërhyrjen. Nëse nuk ndërhyhet në kohë, zjarri rrezikon të dalë jashtë kontrollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë