Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në Laç, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, por dyshohet i qëllimshëm.
Mësohet se helikopteri dhe zjarrfikëset e të gjitha bashkive janë angazhuar për të shuar zjarrin. Ndërkohë bëhet me dije se policia ka identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies në Laç, ndërsa sqarohet se po punohet për kapjen e tyre.
Në vendngjarje ndodhet dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili e cilësuar atë si “një ndër situatat më të vështira të krijuar nga zjarret gjatë këtij viti”.
Balla u shpreh se forcat zjarrfikëse të të gjitha bashkive pranë Kurbinit janë urdhëruar të ndërhynë, teksa reparte të tjera janë mobilizuar po ashtu.
Të paktën 50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar dhe 2 mjete zjarrfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në Laç.
Për shkak të terrenit të vështirë situata është tejet sfiduese, ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi edhe për shkak të temperaturave të larta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



