Ka ndodhur

Zjarr masiv në hyrje të Gjirokastrës pranë liqenit të Viroit, tymi mbulon qytetin

Gazeta Si – Dy vatra zjarri janë regjistruar në pishat e liqenit të Viroit, në periferi të Gjirokastrës mesditën e kësaj të hëne.

Për shkak të ndikimit të erës, në bimësinë e dendur dhe të thatë me barëra e shkurre, zjarri po përhapet me shpejtësi duke marrë përmasa të mëdha.

Re të mëdha tymi kanë mbuluar qytetin e Gjirokastrës, ndërsa zjarri po përhapet deri në malin e Gjerë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët janë ndarë në 2 grupe për shuarjen e flakëve.

Situata në pishat e Parkut të Viroit paraqitet e vështirë, ndaj është kërkuar ndihmë për të zgjeruar operacionin për shuarjeve e flakëve të zjarrit.

Sipas burimeve, zjarri që mendohet të jetë i qëllimshëm, është vendosur në dy territore pranë njëri-tjetrit. Për shkak të bimësisë së dendur dhe të thatë dhe pranisë së shkurreve, favorizuar edhe nga era, zjarri po përhapet me shpejtësi, duke marrë përmasa të mëdha.

Në vendngjarje janë të gjithë efektivët zjarrfikës të Gjirokastrës, të ndarë në dy grupe. Njëri grup po lufton me flakët që po vijnë në drejtim të qytetit dhe grupi tjetër po punon për shuarjen e zjarrit në drejtim të fshatit Mashkullorë.

Situata është e vështirë dhe është kërkuar ndihmë edhe nga ajri. Situatës pritet t’i bashkohen forcat vullnetare dhe efektivë të ushtrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë