Ka ndodhur

Zjarr i madh në Vermosh në një zonë të pyllëzuar

Një sipërfaqe e madhe me pyje në Vermosh, në afërsi të pikës kufitare të Gerçarit, është përfshirë nga flakët prej 24 orësh.

Flakët e zjarrit janë favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Situata nga zjarri paraqitet e rëndë dhe e vështirë për të vendosur flakët nën kontroll.

Komandanti i Repartit te Zjarrfikësve ne Koplik, Besnik Hasa tha se janë dërguar në Vermosh një zjarrfikëse dhe 5 efektive te repartit, por megjithatë situata sa vjen e behet alarmante.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë