Ka ndodhur

Zjarr i madh në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Dëme të shumta materiale

Në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë ka rënë zjarr në një magazinë të përpunimit të lëndës drusore.

Pesë zjarrfijkëse ndodhen në vendngjarje në zonën e Qafës së Sokolit, pranë rreth rrotullimit të Çermës, për të vënë flakët nën kontroll.

Raportohet se nuk ka lëndime në njerëz, por dëmet materiale janë të shumta. Flakët janë përhapur me shpejtësi, për shkak të erës së fortë, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Policia është në vendngjarje për të disiplinuar trafikun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë