Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën përpara godinës së Parlamentit në Beograd.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Autori Vladan A. 70 vjeç, u arrestua menjëherë nga autoritetet. Ai fillimisht i vendosi flakën një tende të ngritur përpara parlamentit ku dhe hodhi brenda një grusht me plumba ndërsa më pas qëlloi me armë zjarri.



Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm.
Lidhur me këtë sulm, në mesditë pritet një konferencë e jashtëzakonshme nga presidentit Aleksandër Vuçiç. Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhen dhe zjarrfikëset ku po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



