Shendet

Zinku mund të qetësojë infeksionet e frymëmarrjes më shpejt

Sipas një studimi të fundit marrja e një suplementi të zinkut mund të shkurtojë kohëzgjatjen e infeksioneve të frymëmarrjes, duke lehtësuar gjithashtu simptomat. Studimi i ri që përfshinin pothuajse 5,500 njerëz zbuloi se marrja e zinkut nga goja ose si sprej për hundët mund të shmangë infeksionin dhe mund t’i bëjë njerëzit të përmirësohen më shpejt. Infeksionet e traktit respirator (RTI) mund të prekin sinuset, fytin, rrugët e frymëmarrjes ose mushkëritë, por shumica përmirësohen pa trajtim. Simptomat e një RTI përfshijnë kollën, teshtitjen, hundën e mbytur ose rrufë, dhimbje të fytit, dhimbje koke dhe temperaturë të lartë. Hulumtimi i ri i botuar në revistën “BMJ Open” dhe nga ekspertë, të Universitetit Western Sydney, nuk përfshin të dhëna në lidhje me rastet e Covid-19. Ai zbuloi se, krahasuar me pilulat e rreme (placebo) marrja e zinkut mund të parandalonte pesë RTI në 100 njerëz brenda një muaji, ndërsa mesatarisht simptomat qetësoheshin dy ditë pasi konsumonin zink.
Autorët shkruajnë se në popullatat e rritura që nuk kanë gjasa të kenë mungesë zinku, kishte disa prova që tregonin se zinku mund të parandalonte simptomat e RTI dhe të shkurtonte kohëzgjatjen.
“Efikasiteti/efektiviteti krahasues i formulimeve dhe dozave të ndryshme të zinkut ishte i paqartë,” shkruajnë më tej në studim.
Zinku është i rëndësishëm për funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe është gjithashtu jetik për shërimin e plagëve. Gjendet në ushqime duke përfshirë gocat e detit, gaforret, mishin, qiqrat, kërpudhat, spinaqin, brokolin dhe lakrën jeshile. Autorët thanë se nevojiteshin më shumë kërkime për zinkun dhe vunë në dukje provat me cilësi të ulët në disastudime të mëparshme. Formulimet më të zakonshme të zinkut të përdorura në studim ishin tabletat e ndjekura nga spraj dhe xhel për hundët që përmbajnë kripëra zinku. Studiuesit arritën në përfundimin se zinku është “një alternativë e qëndrueshme “natyrore” për menaxhimin e simptomave të RTI në shtëpi.
“Zinku gjithashtu u ofron klinicistëve një mundësi menaxhimi për pacientët që janë në gjendje fillestare të sëmundjes dhe nuk kanë nevojë për antibiotikë,” shpjegohet në studim.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë