Real Madrid nuk do të ketë në dispozicion Eden Hazard në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Atalantës: i pranishëm në fundjavë kundër Elche, belgu nuk mori pjesë në stërvitjet e fundit këtë mëngjes dhe gjithçka sugjeron që ai nuk do të jetë në dispozicion, të paktën jo si titullar. Krahasuar me ndeshjen e parë, megjithatë, Zidane do të ketë Benzema dhe Sergio Ramos: “Më i qetë për këtë? Jo, me Atalantën nuk mund të jesh kurrë i qetë” deklaroi trajneri francez. “Ata janë tërbuar për kartonin e kuq të ndeshjes së parë, do të thosha me të drejtë, dhe do të luajnë si gjithmonë, madje duke dhënë edhe diçka më shumë”.
“Kaq shumë zëra për kthimin e Ronaldos në Madrid? Ndoshta, mbase. Tani ai është tek Juventus dhe ne i respektojmë bardhezinjtë, sigurisht që do të doja që ai të kthehej, pas gjithçka kemi kaluar me të. Është i jashtëzakonshëm”. Kundër Atalantës, për Zidane, Real duhet të japë gjithçka “sepse nëse luan vetëm me 95 përqind të mundësive me ta rrezikon shumë: kanë një fizionomi të qartë dhe një mënyrë për të luajtur që 11 kundër 11 sigurisht nuk do të ndryshojë. Në vajtje ishin të detyruar ta bënin, tani do ti qëndrojnë besnikë vetvetes”. Ashtu si në fakt edhe Zizou në lidhje me dëshirën për të përqafuar edhe njëherë Ronaldon: “Le të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Unë kam pasur fatin ta trajnoj, sepse ai është mbresëlënës, por tani Juve po e gëzon Juventus”.
Pasi theu rekordin e Pele, me tripletën e mbrëmshme ndaj Cagliari, ka reaguar plot krenari, por edhe mirënjohje, ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo. Mesazhi që ka ndarë përmes rrjeteve sociale është i gjatë, por edhe tejet domethënës, teksa mbyllet me bindjen se ka ende shumë rrugë për të përshkuar në futboll, pavarësisht 36 viteve mbi supe:

‘’ Javët e fundit ishin të mbushura me lajme dhe statistika, duke më konsideruar golashënuesin më të mirë botëror në historinë e futbollit, sepse kisha tejkaluar 757 golat zyrtarë të Pelé. Edhe pse mirënjohës për këtë njohje, tani është koha që unë të shpjegoj pse nuk e pranova atë rekord deri në këtë moment.
Admirimi im i përjetshëm dhe i pakushtëzuar për zotin Edson Arantes do Nascimento, si dhe respekti që kam për futbollin e shekullit të 20-të, më bëri të marr parasysh rezultatin e tij, 767 gola, duke supozuar 9 golat e tij për São Paulo State Team, si dhe golat e tij për “Brazilian Military Team”, si gola zyrtarë. Bota ka ndryshuar që atëherë, edhe futbolli po ashtu ndryshoi, por kjo nuk do të thotë se ne thjesht mund ta fshijmë historinë sipas interesave tona.
Sot, teksa arrij objektivin e 770 golave zyrtarë në karrierën time profesionale, fjalët e para shkojnë direkt te Pele. Nuk ka lojtar në botë, që nuk është rritur duke dëgjuar histori për lojërat e tij, golat dhe arritjet e tij. Edhe unë nuk jam përjashtim. Për këtë arsye jam i mbushur me gëzim dhe krenari, pas golave që më vendosin në krye të listës së golashënuesve të botës, duke tejkaluar rekordin e Pelé, diçka që nuk mund ta kisha ëndërruar kurrë, ndërsa rritesha si fëmijë në Madeira.
Faleminderit të gjithë atyre që morën pjesë në këtë udhëtim të mrekullueshëm me mua. Bashkëlojtarëve të mi, kundërshtarëve të mi, tifozëve të lojës më të bukur në të gjithë botën dhe, mbi të gjitha, familjarëve dhe miqve të ngushtë. Më besoni kur them se nuk mund ta kisha bërë pa ju.
Tani mezi po pres për lojërat dhe sfidat e radhës, rekordet dhe trofetë e radhës! Më besoni, kjo histori është ende larg të mbaruarit. E ardhmja është nesër dhe ka ende shumë për të fituar me Juventusin dhe Portugalinë! Bashkohuni me mua në këtë udhëtim! Përpara!”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




