Futboll

Zidan&co përjashtojnë Deshamp nga chat-i i Francës kampione bote të 1998-ës

Gazeta Si – Trajneri aktual i Francës, mes impenjimeve zyrtare dhe situatave personale, ka humbur disa evente të organizuara nga ish-shokët. Ai ka përfunduar jashtë grupit të formuar nga Zidan&Co.

Miqësia në kohën e rrjeteve sociale dhe WhatsApp-it rrezikon t’i ndryshojë me shpejtësi gjërat, edhe kur bëhet fjalë për 25 vjet solidaritet. Sipas ‘L’Equipe’ e më pas disa tabloidëve europianë, ka një krisje mes kapitenit të Francës kampione bote në 1998-ën, Didier Deshamp, dhe shokëve të tij të skuadrës.

Trajneri i Francës, Didier Deshamp. Gazeta Si, 17 janar 2023

Të gjithë pjesëtarë të një chat-i të konceptuar si një “ritakim familjar”, ku shkëmbehen urimet dhe fiskohen takimet klasike të festimeve mes tyre. Impenjimet e shumta të trajnerit të Francës kanë përfunduar duke krijuar një qark të shkurtër në nivelin e raporteve, me pasoja të paimagjinueshme.

Duken si rregulla ‘klani’, por ka miqësi dhomash zhveshjeje aq të konsoliduara që zgjatin edhe pas karrierës me të njëjtën logjikë. Mungesat e Deshamp, si te 50-vjetori i Zidan që u festua në Marrakesh, apo darka e 25-vjetorit të triumfit të ’98-ës, të dezertuara nga “kapiteni”, kanë sjellë një krisje me ish-shokët e ekipit.

Në rastin e parë shkak ishte vdekja e babait të Deshamp dhe në të dytin impenjimi me Francën për ‘Qatar 2022’, por “grupi” ka vendosur ta përjashtojë nga chat-i trajnerin e ‘gjelave’. Skandali i Le Graet pastaj i dha goditjen e fundit situatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë