Nga Gazeta ‘SI’ – Depozitat në bankat e Shqipërisë u rritën me 11% në muajt e fundit të 2023-shit, ndikuar më së shumti nga rritja e kursimeve në lekë. Për periudhën tetor-dhjetor 2023, depozitat në lekë u shtuan me 5.5%.
Kjo ecuri, sipas BSH-së u ndikua nga rritja e shpejtë e likuiditetit në lekë si pasojë e përshpejtimit të shpenzimeve qeveritare dhe një normalizim i politikave monetare. Kursimi në valutë nuk është më aq tërheqës që pas goditjes së fortë në kursin e këmbimit vendas, ku kryesisht euro u zhvlerësua mbi 20% në pak muaj.
Depozitat afatshkurtra në lekë u rritën 37 miliardë lekë në tremujorin e fundit të vitit 2023, nga rreth 9 miliardë rritje deri në fund të tremujorit të tretë. Normat e interesit të depozitave me afat në lekë kanë shënuar një rritje disi më të shpejt në tremujorin e fundit të vitit 2023, 2%.
Nga ana tjetër edhe ecuria e depozitave në valutë shfaqet e qëndrueshme. Rritja dyshifrore e tyre prej 15.5% mbeti në nivele të ngjashme përgjatë gjithë vitit. Normat e interesit për depozitat me afat në euro kanë frenuar rritjen në tremujorin e katërt, 1.2%
Përgjatë gjithë 2023-shi, depozitat e individëve janë zgjeruar me 8.2%, ndërsa të bizneseve, 21%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.