Një ekip prej dhjetë studiuesish nga Qendra Mjekësore “Erasmus” në Roterdam dhe Universitetin Utrecht thonë se, ata janë të parët në botë që kanë zbuluar një antitrup të aftë për të shkëputur një infeksion si Covid-19. Zbulimi mund të krijojë në një ilaç antiviral dhe aftësinë që njerëzit të testojnë veten në shtëpi për të parë nëse janë të infektuar.
Artikulli i tyre është në platformën online BioRxiv dhe po shikohet e studiohet edhe nga ekspertë të tjerë dhe nëse është një gjetje e duhur ata do ta postojnë tek revista më e madhe shkencore “Nature”.
“Këtu raportojmë një antitrup monoklonal njerëzor që neutralizon SARS-CoV-2 (dhe SARS-CoV)”, thonë studiuesit në plan-projektin e tyre.
Ata pretendojnë se antitrupi që ata gjetën “neutralizon” virusin, dhe “ofron mundësinë për të parandaluar ose trajtuar COVID-19 dhe ndoshta, edhe sëmundje të tjera që shfaqen në të ardhmen te njerëzit të shkaktuara nga grupi i viruseve respiratore.
“Me sa dimë, ky është antitrupi i parë që bllokon infeksionin. Të gjesh diçka të tillë është shumë e rrallë,” shpjeguan ekspertët.
Hulumtimi i tyre nuk do të çonte domosdoshmërish në një vaksinë, por përkundrazi një ilaç të ri që mund të përdoret për të trajtuar ata që janë të infektuar nga koronavirusi aktual. Ky medikament mund të zhvillohet shumë më shpejt sesa një vaksinë, por ekspertët janë shprehur se duhet disa muaj që të testohet.
“Tani ne po përpiqemi të bashkëpunojmë me një kompani farmaceutike, e cila mund të prodhojë një gjerësisht këtë ilaç,” tha profesori i biologjisë Frank Grosveld.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.