Hakeruesi kinez Liangbin Chen nuk do të ekstradohet drejt vendit të tij, ku është shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e shvatjes së 145 mln eurove nëpërmjet mashtrimit kompjuterik. Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Apelit.
Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e kërkesës për ekstradim me argumentin se kërkesa kishte disa mangësi procedurale.
Një tjetër arsye është edhe fakti se nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Kinën.
Sipas Gjykatës së Lartë nuk ishte dhënë gjithashtu garancia se ai nuk do të ndiqej politikisht, dënimi për atë vepër penale në Kinë ishte me burgim të përjetshëm dhe nuk kishte garanci për trajtim njerëzor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



