Futboll

Zhorzhinjo dhe Pogba, Juve me mision të dyfishtë në Londër

Gazeta Si – Te Juventusi e dinë mirë ku qëndron problemi. Mesfusha pati shumë mangësi sezonin e fundit dhe bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se vendi i 4-t. Për ta rregulluar këtë repart, klubi ka identifikuar dy emra: Pogba dhe Zhorzhinjo.

Regjisori i Italisë, me francezin në krah, tashmë është një hipotezë konkrete te Jeventusi. Drejtues të klubit torinez kanë zbarkuar në Londër me mision të dyfishtë, por mbetet për t’u parë përfundimi i bisedimeve me klubet e lojtarëve që kërkojnë.

Ideale do të ishte që Juventusi t’i sigurojë të dy këta lojtarë, Pogba dhe Zhorzhinjo. Ose të paktën njërin prej tyre, sepse mesfusha bardhezi e ka të domsodoshme të forcohet me lojtarë me kualitet dhe me përvojë.

Pol Pogba. Gazeta Si, 19 maj 2022

Përgjegjësi i sektorit teknik, Federiko Kerubini, ndodhet nën kryeqytetin anglez dhe në axhendën e tij janë takimet me përfaqësues të klubit të Çelsit dhe Mançester Junajtid.

Zhorzhinjo është një lojtar që e njeh shumë mirë Serinë A. Ka luajtur për shumë vite në kampionatin italian dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e kombëtëres ‘axurre’. Nëse Juventusi e blen nga Çelsi, sigurisht që do të bënte një goditje të madhe.

Situata me italo-brazilianin është pak e pak e komplikuar edhe për shkak të ështjes së shitjes së klubit londinez. Megjithatë, drejtuesit e Juventusit shpresojnë të arrijnë një akord.

E njëjta gjë vlen edhe për Pol Popgba. Edhe francezi e njeh mirë Italinë dhe Juventusin, pasi ka luajtur më parë me fanellën bardhezi. Ai nuk është i kënaqur te Mançester Junajtid dhe largimi duket i sigurt.

Gjatë kësaj jave klubi torinez ka pasur kontaktet e para me njerëz të afërt të mesfushorit francez. Është vetëm fillimi i bisedimeve, por tifozët e Juventusit ëndërrojnë dhe jo vetëm për të. Nëse bashkë me Pogba vjen edhe Zhorzhinjo, atëherë mesfusha e Juventusit blindohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë