Gazeta Si – Milani mundi 1-0 Torinon në ndeshjen hapëse të javës së 22-të të Serisë A. Pas 5 ndeshjesh dhe më shumë se një muaji, skuadra e Piolit është kthyer te suksesi, duke u ngjitur përkohësisht në vend të tretë të tabelës së klasifikimit, pasi ka parakaluar Lacion dhe Romën.
Ndeshja u vendos nga Olivier Zhiru, i cili shfrytëzoi në mënyrën më të mirë krosin perfekt të Teo Hernandezit. Torino bëri gjithçka në fund, por nuk ia doli të barazonte.
Pjesa e parë ishte e dobët për Milanin, që nuk mundi të shfaqej rrezikshëm. Përkundrazi, mund të ishte ndëshkuar nga Sanabria. Në të dytën, kur kishte kaluar një orë, lojë, francezët Teo Hernandez dhe Zhiru bashkëpunuan për golin e vetëm të ndeshjes. Kros nga e majta dhe sulmuesi veteran devijoi saktë me kokë.
Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, nuk figuronte as në stol, duke konfirmuar krisjen totale me Torinon. Mërgim Vojvoda, lojtari i Kosovës, u aktivizua në pjesën e dytë dhe një rast iu afrua edhe golit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




