Kombetarja

Zhgënjim kuqezi për mundësinë e humbur në Riga

Mario Mitaj
Ishte ndeshje e fortë, pjesën e dytë patëm rastet por nuk shënuam. Nëse nuk shënojmë dot, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos pësojmë.

Thomas Strakosha
Nuk jam i lumtur se humbëm dy pikë. Më vjen keq për cunat që u lodhën dhe ushtruan shumë volum. Në pjesën e dytë u kujtuam vonë. E kemi të vështirë të shënojmë ndaj kundërshtarëve që mbrojnë thellë në prapavijë.

Kristjan Asllani
Patëm një pjesë të parë zhgënjyese që na i vështirësoi objektivin. E thashë edhe para ndeshjes që trainerët italianë i njoh mirë dhe kjo ndodhi. Tani Serbia ka 2 ndeshje më pak ndërsa pas pushimeve duhet një Shqipëri tjetër. Pjesën e dytë tentova më shumë të gjeja sulmuesit e krahut por ishte e pamundur. Sa i përket të ardhmes, nuk mund të them asgjë tani. Do flasim pas botërorit të klubeve.

Sylvinho
15-20 minutat e para ishin të gabuara për një ndeshje ku duhej të bënim mirë. U përmirësuam më pas por pësuam një penallti. E para në dy vite që u neutralizua nga Strakosha. Kaluam në avantazh por u ndëshkuam në fundin e pjesës së parë. Pjesën e dytë u përmirësuam por futbolli nuk të fal. Në futboll bëhet gjithçka dhe ne pamë që kur skuadra u përmirësua ishte një situatë tjetër. Gabuam shumë në pjesën e parë. Kjo është çështje e një force të brëndshme për të kuptuar se cfarë objektivi kemi. Objektivi ishte fitorja, i kishim mundësitë por tani ka mbaruar gjithçka. Në letër kishim objektiv tjetër në fushë, ndodhi diçka tjetër. Edhe Brazili dhe Italia nuk fitojnë në fushë. Ne jemi në rritje por shpërdoruam në pjesën e parë. Nuk ishte çështje taktike por menaxhimi në fushë. Duhet të përmirësohemi pasi ashtu si në jetë edhe në futboll nuk mund të gabosh kështu. Këtë e kërkoj gjithmonë nga stafi dhe lojtarët.

Rey Manaj
Menduam që do ta fitonim ndeshjen lehtë. Tani duhet të ulim kokën dhe të punojmë për të arritur objektivin në Nëntor. Besoj që topin e preka unë i fundit tek goli por kjo pak rëndësi ka. Ajo që vlen është të fitojë Shqipëria. Ne po luajmë për të shkuar në Kupën e Botës dhe jo “calceto” ndaj është e vështirë të shënosh. Futbolli nuk luhet me matematikë që një kundërshtari të renditur poshtë duhet ti shënosh 5 gola dhe një tjetri që klasifikohet më mirë, nuk mund ti shënosh. Presioni në këtë fund sezoni është i lartë. Të gjithë mendonin se në Letoni do të fitonim 3-0. Eshtë e vështirë që përballë një kundërshtari si Letonia të gjesh portën në cdo rast të krijuar. Ndeshjet që vijnë do të punojmë të shënojmë më shumë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë