Futboll

Zhgënjen Anglia, ‘Tre Luanët’ e nisin me humbje Ligën e Kombeve përballë Hungarisë

Hungaria mori një fitore të madhe në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, ku mundi në shtëpi Anglinë me rezultatin 1-0.

Ishin “Tre Luanët” ata që dominuan takimin, por dhe hungarezët nuk ngelën pas me raste.

U desh të vinte minuta e 67’ për të parë një gol, ku Sobaslai nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Kështu momentalisht, Hungaria kryeson në Grupin 3 të Ligës A, ku do të presë dhe rezultatin e sfidës tjetër të mbrëmjes, atë midis Italisë dhe Gjermanisë.

Në sfidat e tjera, Finlanda dhe Bosnja & Hercegovinën u ndan në barazim në Ligën B, Grupi 3, ndërsa Luksemburgu mundi 0-2 Lituaninë në sfidën e Ligës C, Grupi 1.

Ndërsa në sfidën e luajtur në orën 15:00, Armenia mundi Irlandën, ndeshje e vlefshme për Ligën B, Grupi 1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë