Drejtësia

Zhdukja e Ervis Martinajt/ Rekurs i Prokurorisë së Kurbinit, kërkon marrjen në pyetje të Jeton Lamit

Gazeta Si - Prokuroria e Kurbinit i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë me dy kërkesa për Jeton Lamin, ish-efektivin e operacionales të arrestuar për shpërdorim detyre dhe mik i Ervis Marrtinajt, i zhdukur prej disa muajsh.

Njëra prej kërkesave është ajo e lejimit për ta marrë në pyetje të pandehurin, në lidhje me hetimet që po bën kjo Prokurori pas kallëzimit të familjarëve të Ervis Martinajt se kanë humbur kontaktet me të.

Ndërkohë që Lami ishte personi i fundit referuar të dhënave që kanë autoritetet hetimore, që është parë në shqoqërinë e Martinajt. 

Kërkesa e dytë në rekursin e Prokurorisë së Kurbinit, është ajo e lënies në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë dhe të Apelit, në caktimin e masës shtrënguese "arrest me burg" për të.  

Lami ra në pranga më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokurorisë së Laçit, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Ai vijon të mbahet në qeli, ndërsa gjatë kësaj kohe prokurorët e kanë vizituar disa herë me shpresën se do pranojë të flasë rreth asaj që di për mikun e tij.

Lami ka dhënë arsye kontradiktore para prokurorëve, duke shtyrë dëshminë e tij. Edhe në momentin kur oli para Gjykatës së Laçit për t'u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, ai nuk pranoi të flasë, megjithëse nga ana e gjykatës, iu dha mundësia për të komentuar akuzat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë