Drejtësia

Zhdukja e Ervis Martinajt, Rama: Policia e ka përgjigjen që sot, por shumë shpejt do të flasë me prova

Duket se shumë shpejt do të zgjidhet “misteri” mbi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i cili prej javësh tashmë rezulton i zhdukur.

Në një komunikim në Facebook me qytetarët dhe gazetarët, kryeministri Edi Rama tha këtë të shtunë se Policia e ka tashmë një përgjigje se çfarë ka ndodhur me Martinajn, duke theksuar se shumë shpejt do të dalë edhe me prova.

Duhet të keni pak durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe do ta keni shumë shpejt. Një përgjigje e kemi pak a shumë që sot por që Policia e Shtetit duhet të flasë me prova dhe shumë shpejt do ta kemi”, tha Rama.

Më 11 gusht, familjarët e Ervis Martinaj kanë denoncuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë zhdukjen e tij.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë