Një javë nga zhdukja e avionit me pilotin dhe futbollistin Emiliano Sala në bord janë gjetur disa mbetje. Janë dy sedilje të avionit “Piper Malibu” që janë gjetur në plazhin Surtainville, në gadishullin Kotentin në Veriperëndim të Francës. Pas këtij zbulimi, Agjencia Franceze e Investigimit të Aksidenteve Ajrore ka hapur procedurën për nisjen e një kërkimi nënujor. Zbulimi është sinjali i parë që merret nga avioni, pas daljes së tij nga radarët më datë 22 janar. “Ne kemi angazhuar një motor kërkimi të specializuar për të ndërmarrë kërkime nënujore në shtratit të detit”,- thotë Agjencia Franceze për Investigimin e Aksidenteve Ajrore.

Kërkimet për avionin e humbur të Sala ishin ndërprerë para disa ditësh për shkak të kushteve të këqija atmosferike, por edhe për shkak të kostos së lartë që ka një kërkim i tillë. Por me gjetjen e këtyre dy mbetjeve pritet që kërkimet të rinisin dhe në një zonë më të lokalizuar.
Më herët familjarët e Emiliano Sala kishin ngritur një fond për të grumbulluar sa më shumë të ardhura për të financuar kërkimet për sulmuesin argjentinas të pafat. Deri më tani fondi i mbledhur i ka kaluar 290 mijë dollarë që do të shërbente për më shumë se 10 ditë kërkime. Emiliano Sala argjentinase pasi nënshkroi për Kardif Siti dhe po udhëtonte nga Nanta drejt ishullit britanik, por fluturimi u ndërpre mbi kanalin e La Manshit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.