Ka ndodhur

Zhdukja e dy 16-vjeçareve nga Tirana, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zhdukjen e dy vajzave të mitura në Tiranë.

Mësohet se policia e kryeqytetit ka referuar materialet në organin e akuzës, ndërsa hetimet po ndiqen nga sektori i të miturve në prokurori.

Hetuesit janë duke verifikuar të gjitha kontaktet që kanë pasur të miturat ditët e fundit si dhe iu është kërkuar kompanive celulare që t’iu vihen në dispozicion tablatet telefonike.

Familjaret e 16-vjeçareve të zhdukura më 1 janar, nuk kanë dyshime tek ndonjë person që mund të këtë rrëmbyer vajzat.

Vajzat u larguan mëngjesin e 1 janarit nga banesat e tyre dhe u kanë thënë familjarëve se do takojnë njëra-tjetrën.

Prindërit e vajzave kanë pritur deri në mbrëmje dhe mëngjesin e 2 janarit kanë bërë kallëzimin në polici. Sipas verifikimeve të kryera deri më tani nga Policia, rezulton se për herë të fundit vajzat janë parë në “Qytet Studenti”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë