Ka ndodhur

Familja denoncoi zhdukjen, gjendet 32-vjeçari në Roskovec të Fierit

Gazeta Si - Një 32-vjeçar në Roskovec të Fierit, i cili u denoncua si i zhdukur nga familjarët e tij prej 4 ditësh, është gjetur mbrëmjen e të premtes nga policia.

Ferit Sakaj, nga fshati Suk, kishte humbur kontaktet me familjen dhe ishte qenë nëna e tij, shtetësja Z.S., 51 vjeçe ajo që denoncoi në polici.

Pas njoftimit, policia ka bërë të mundur gjetjen e tij. Mësohet se 32-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet pranë familjareve të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë