Një 28-vjeçar nga Erseka është shpallur i zhdukur prej disa ditësh pas denoncimit të familjarëve të tij në polici. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje të Bashkisë Kolonjë ku sipas familjarëve të tij, i riu është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor.
Sherif Mukaj 28 vjeç mësohet se përpara se të zhdukej, ka lënë makinën dhe sendet e tij personale (kartën e identitet dhe një telefon).
Sipas familjarëve, të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë, 28-vjeçari nuk ka folur me asnjë para se të humbte gjurmët, ndërsa të shqetësuar kanë udhëtuar nga Amerika drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre.
Rastin e kanë denoncuar në polici ndërsa deri në këto momente nuk kanë asnjë pistë hetimi nga ana e policisë, e cila ka niur kërkimet pas denoncimit të familjarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




