Një biznesmen 43-vjeçar, banues në Paskuqan dhe baba i dy fëmijëve, është shpallur i zhdukur prej 13 ditësh. Denoncimi është bërë nga familjarët e tij, të cilët në polici kanë thënë se kanë thuajse dy javë që nuk kanë kontakte me të.
Mësohet se ai quhet Rruzhdi Hoxha, pronar i një biznesi inertesh në Kamës dhe deri tani nuk dihet fati i tij. Policia ka marrë në pyetje personat që dyshohet se e kanë takuar për herë të fundit.
Fillimisht është hetuar për largim nga banesa në Komisariatin 5 në Kamëz, pastaj çështja i ka kaluar Drejtorisë së Tiranës me dyshimet për rrëmbim personi, ose pengmarrje, si dy pistat kryesore të hetimit.
Hera e fundit që Ruxhdi Hoxha është fiksuar nga kamerat e sigurisë, dyshohet se është në autostradën Tiranë-Durrës, kur ka qenë duke pirë kafe, me dy persona të tjerë.
Ai është baba i dy fëmijëve, ndërkohë që në kërkimin e tij janë angazhuar dhe familjarë, përfshirë vëllezërit e tij, të cilët po ndjekin dhe rastin në bashkëpunim me policinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.