Nuk dihet fati i zëvëndëspresidentit të shtetit të Malawi-t dhe 9 personave të tjerë, pasi avioni me të cilin po udhëtonin u zhduk nga radarët.
Shqetësimet u ngritën pasi mjeti fluturues nuk bëri uljen e planifikuar të hënën, sipas zyrës së presidentit.
Avioni Malawi Defense Force, u nis nga kryeqyteti Lilongwe rreth orës 09:17 të mëngjesit me orën lokale, sipas deklaratës së bërë nga zyra e presidentit. Pas nisjes nga kryeqyteti, avioni është zhdukur nga radarët.
Presidenti i vendit ka urdhëruar tashmë një operacion kërkim-shpëtimi. Mjeti fluturues duhej të ishte ulur në Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, në veri të vendit, rreth orës 10.00 me orën lokale.
Mes pasagjerëve të tjerë janë bashkëshortja e zv.presidentit Saulos Chilima-s, Mary dhe një sërë zyrtarësh.
“Publiku do të njoftohet për çdo zhvillim rreth situatës teksa mbledhim fakte,” tha zyra e presidentit.
Arsyet që mund të kenë çuar në zhdukjen e avionit nuk dihen ende. Chilima ishte nisur për në varrimin e një ish-ministri të kabinetit Ralph Kasambara, i cili humbi jetën tre ditë më parë.
51-vjeçari shërben si zv/president i vendit të Afrikës Jugore që në 2014. Ai është i martuar me dy fëmijë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




