Kombetarja

Zgjodhi Shqipërinë para Zvicrës, Adrian Bajrami: Benfika më ka rritur, jam gati

Gazeta Si – Një nga risitë e listës së trajnerit Reja për miqësoret me Spanjën dhe Gjeorgjinë, Adrian Bajrami, foli sot në konferencë shtypi për aventurën që ka nisur te Shqipëria. Mbrojtësi i Benfikës ka zgjedhur të luajë për kuqezinjtë para Zvicrës.

“Dita e parë ishte shumë e mirë për mua, e mendoja më të vështirë. Lenjani dhe Gjimshiti flasin gjermanisht dhe më kanë ndihmuar të përshtatem, shpresoj të ambientohem edhe më mirë me grupin. A do të luaj? Shpresoj, jam gati, jam në formë, sepse kam luajtur me Benfikën. Jam kapiten i ekipit tim, kështu që jam gati.

Bajrami ne stervitje me kuqezinjte. Gazeta Si, 22 mars 2022

Kuptohet, është përgjegjësi e madhe të luash me Benfikën. Kam mësuar shumë aty dhe jam rritur si person dhe si futbollist. Me kalimin e kohës të shohim se çfarë do të ndodhë. Për të ardhmen gjithçka mund të ndodhë, për momentin jam i përkushtuar te Benfika.

Shpresojmë që tifozët të na mbështesin, ne do të japim maksimumin në të dyja ndeshjet miqësore. Jemi shqiptarë dhe do të luftojmë fort në fushë”, – tha mes të tjerash mbrojtësi më i ri i kuqezinjve. Bashkë me të doli në konferencë edhe portieri Elhan Kastrati. Edhe ai u shpreh i lumtur për grumbullimin e parë me Kombëtaren.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë