Partizani ka emëruar sot në krye të skuadrës Dritan Mehmetin, i cili zëvendëson në stolin e kuq Ilir Dajën e larguar vetëm pak ditë më parë, bashkë me ndihmësin e tij, Artim Pollozhani. Ishte një lëvizje e pritshme kjo në kampin e kuq, ku kanë menduar për një zgjidhje brenda familjes dhe jo për një trajner nga jashtë. Mehmeti ka drejtuar Partizanin U-21 deri tani.

“Me fillimin e vitit të ri 2022 ekipi ka nisur zyrtarisht përgatitjet në drejtimin e Dritan Mehmetit. Pjesë e familjes së kuqe nga sezoni 2018-19, sezon në të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë në detyrën e zv.trajnerit, Mehmeti ka drejtuar më parë Partizanin B dhe nga ky sezon ishte në krye të ekipit U-21”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të Partizanit për trajnerin e ri.
Mehmeti ka drejtuar sot seancën e parë stërvitore në krye të Partizanit. Në stafin e tij pritet të jetë edhe Erion Xhafa si zëvendëstrajner, ndërkohë që do të qëndrojë Ilir Bozhiqi në rolin e përgatitësit të portierëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




