Motosport

Zgjidhen 50 pilotët e vitit 2020

Edhe e automobilizmi gjatë vitit 2020 pati problematikën e tyre nga pandemia. Shumë evente u mbyllën, në disa pista nuk u garua dhe madje pati edhe pilotë të infektuar, madje edhe vetë kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton.

Por kjo nuk e ndali revistën prestigjioze Auto Sport të përzgjidhte 50 pilotët më të mirë në 19 disiplina të ndryshme të garave me makina. Për këtë renditje kanë votuar të gjithë korrespondentët në të gjithë botën, njohës ekspertë të garave automobilistike.

Ajo që bie në sy është se në top 10 renditen 5 pilotë të Formula 1. Vendi i parë shkon për Lewis Hamilton, 7 herë kampionin e botës. Pas tij në vend të dytë Max Verstappen. Podiumi plotësohet nga kampioni i Formula E, Antonio Felix da Costa. Menjëherë pas tij 2 pilotë të tjerë të Formula 1, Pierre Gasly i katërti dhe Charles Leclerc i pesti.

Në top 10 gjendet edhe Daniel Riccardo në vendin e shtatë. Vetëm vend i 12-të për nënkampionin e Formula 1, Valteri Bottas. Mick Schumacher ndodhet në pozicionin e 25-të, edhe pse u shpall kampion në Formula 2. Asnjë pilote femër në 50 më të mirët e vitit 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë