Treg

Zgjedhjet/ Trump rrit çmimet e kriptomonedhave. ‘Fitorja’ e parë ndaj Biden

Donald Trump ka shënuar fitoren e parë përballë Joe Biden – të paktën në tregun e kriptomonedhave.

Kriptot e lidhura me ish-presidentin Trump kanë patur një rritje të fortë javët e fundit, teksa SHBA-ja i afrohet debatit publik dhe zgjedhjeve të nëntorit.

Tregu i kriptomonedhave “politifi” që ndikohen nga politika, është i vogël, rreth 1 mld dollarë. Shumë prej tyre janë të lidhura me Trump që e ka prezantuar veten si një kampion në kriptomonedha edhe pse ende nuk ka bërë publike asnjë politikë për to.

Nga 10 kriptot më të mëdha të lidhura me politikë, 7 lidhen me Trump, sloganin e tij “MAGA”, kapelën e kuqe etj. Vetëm një prej tyre lidhet me Joe Biden.

Kriptomonedha më e madhe e lidhur me një figurë politike, është MAGA, që u lançua në gusht të 2023-shit në ndër të sloganit trampist “MAKE AMERICA GREAT AGAIN”. Vlera e saj e tregut është ngritur në 775 mld dollarë në qershor nga pothuajse 0 në fillim të vitit.

Në krahasim, ajo e Biden, që quhet “Jeo Boden”, u lançua në mars të këtij viti dhe u ngjit në 648 mln dollarë, por ra në 87 mln.

Forrest Przybysz, një tregtues kriptomonedhash dhe studiues, thotë se këto lloj kriptosh që njihen edhe si “meme”, janë spekulative si natyrë dhe ndikohen nga cikle vëmendje.

“Sa më shumë vëmendje të ketë një kriptomonedhë, aq më lart i shkon çmimi. Trump është magnet për vëmendje. Prandaj ai është subjekti perfekt për një të tillë. Do të shikojmë një rritje të ccmimit me afrimin e zgjedhjeve.”

Kriptomonedhat politike janë një fraksion në një treg 46 mld dollarësh me kripto “meme” – shumë të luhatshme, spekulative dhe të rrezikshme, që zakonisht nxiten nga shakatë që bëhen në internet./Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë