Kryeministri Rama tha sot nga Neë York se në listat e deputetëve të PS për zgjedhjet 2025 do ketë edhe kandidatë nga diaspora, SHBA dhe Europa.
"Të jeni të sigurt se në listën e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme, do të gjeni në të gjitha qarqet, edhe shqiptarë që janë sot në emigracion. Ju takon ju që të jepni mbështetjen me votë," deklaroi Rama teksa i përgjigjej një prej pyetjeve të marra nga salla.
Kryeministri i përsëriti thirrjet që diaspora të votojë në këto zgjedhje në mënyrë, që siç u shpreh ai, Shqipëria të mos bëjë hapa pas.
“Shqipëria ka nevojë për ju më shumë seç keni ju nevojë për të, sepse Shqipëria është si ju. Dhe është sot në atë fazën që keni kaluar ju kur erdhët këtu dhe e nisët nga hiçi.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.