Për dy ditë me radhë kryeministri Edi Rama do të diskutojë më kryetarët e bashkive dhe drejtuesit politik të qarqeve për organizimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2023.
Pikërisht me 7 dhe 8 tetor në qytetin bregdetar do të diskutohet mbi zgjedhjet lokale. Rama do të bëjë një analizë mbi punën e kryebashkiakëve dhe nga aty mund të jepen sinjalet se cili nga drejtuesit aktual socialist të bashkive do të rikonfirmohen ose jo.
Të pranishëm në këtë mbledhje pritet të jenë edhe drejtuesit politik të 12 qarqeve dhe sekretarët e PS-së. Ky është ballafaqimi i dytë që Rama zhvillon me kryebashkiakët socialistë pas atij të zhvilluar në korrik në qytetin e Pogradecit.
Në këtë takim ai sulmoi disa kryebashkiakë, si Armando Subashi i Fierit. Për momentin i vetmi që nuk do të futet në listën e PS-së është Dritan Leli i Vlorës, pas konfliktit të ashpër me Ramën për refuzimin për të kandiduar si deputet i PS-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama pati edhe një takim me presidentit Bajram Begaj, ku është diskutuar edhe për datën e mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme për pushtetin lokal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



