Politike

Zgjedhjet / Rama dërgon Majkon drejtues fushate në Kavajë! I beson ministrit Hoxha njësinë numër 1 në Tiranë

Nga Gazeta ‘Si’- Edhe pse jo i pranishëm fizikisht, kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një mbledhje më të gjithë drejtuesit politik, ku direktivat i dha online.

Përpos diskutimit për votën e diasporës, mësohet se në mbledhje ka patur edhe dy ndryshime në drejtimin politik. 

Pandeli Majko është caktuar të angazhohet si drejtues i fushatës në Kavajë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Majko u largua si drejtues politik nga Kukësi në mbledhjen e kaluar të kryesisë.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës, në njësinë numër 1  duke zëvendësuar Eduard Shalsin. Ky i fundit në mbledhjen e kaluar të kryesisë u emërua drejtues politik në qarkun e Kukësit.

Në terren do të angazhohen po ashtu edhe ministret Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu, Delina Ibrahimaj, si edhe Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali.

Sa i përket mospjesëmarrjes fizike të Ramës në këtë mbledhje, bëhet me dije se arsyeja është për faktin se kryeministri do të udhëtojë këtë të hënë drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë