Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Rezultatet paraprake nxjerrin Erdoganin fitues, mbështetësit fillojnë festën

Rezultatet paraprake tregojnë se presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan është në krye në zgjedhjet presidenciale të Turqisë.

Zyrtarët thanë se me më shumë se gjysmën e kutive të numëruara të votimit, Erdogan kishte 54.47% të votave.

Rivali i tij, Kemal Kilicdaroglu, ka marrë deri më tani 45.43%.

Ndërkohë mbështetësit e Erdoganit kanë nisur festën dhe shumë liderë të huaj kanë dërguar urime.

Asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë 50% të votave në raundin e parë, me Erdogan me 49.52% dhe Kilicdaroglu me 45%.

Erdogan e filloi fjalimin e tij pas mbylljes së votimeve duke falenderuar votuesit dhe tha se i kishin dhënë përgjegjësinë për të udhëhequr Turqinë edhe për pesë vjet të tjera.

Jashtë selisë së Partisë së Erdogan në Stamboll janë mbledhur mbështetësit e tij duke bllokuar trafikun dhe duke festuar. 

Mediat e huaja shkruajnë se edhe pse ka akoma kuti votimi për tu numëruar, në Turqi ka filluar festa me Erdoganin President edhe për 5 vitet e ardhshme. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë