Bota

Erdogan: Nëse humbas, lë pushtetin

Gazeta Si – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka thyer heshtjen në lidhje me zgjedhjet që mbahen nesër në vend.

“Kemi ardhur në pushtet në mënyrë demokratike. Nëse kombi im vendos ndryshe, do të bëjmë atë që demokracia na kërkon. Do të konsiderojmë legjitim çdo rezultat që do të dalë nga kutitë e votimit”.

Kjo ishte deklarata e presidentit turk gjatë një interviste direkt të transmetuar nga pjesa më e madhe e kanaleve televizive në Turqi.

Të dielën në Turqi votohet për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Përfaqësuesi i forcave opozitare, Kemal Kilicdaroglu, sfidon Erdoganin, i cili kërkon mandatin e tretë, por duket në vështirësi më shumë se kurrë më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë