Ne rrjet

Zgjedhjet në SHBA, profecia e historianit Lichtman (i cili thuajse nuk gabon kurrë): Kamala Harris do të fitojë

Allan Lichtman, historiani i quajtur ndryshe  "Nostradamusi" i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara, bashkë me sizmologun rus Vladimir Keilis-Borok, krijuan modelin "Çelësat e Shtëpisë së Bardhë" në 1981,  thuajse e pagabueshme për të treguar presidentin e ardhshëm amerikan. Profesori i historisë në Universitetin Amerikan të Uashingtonit parashikoi fitoren e Donald Trump në vitin 2016 dhe që kur ai filloi në 1984, ai ka parashikuar rezultatin e çdo zgjedhjeje, përveç asaj të vitit 1984, kur Al Gore u mund nga George Bush.

Tani, në një video për Neë York Times, Lichtman, 77 vjeç, thotë se "Kamala Harris do të jetë presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara, të paktën ky është parashikimi im për rezultatin e kësaj gare. Por rezultati varet nga ju. Kështu që dilni dhe votoni”.

Parashikimet e tij bazohen në 13 pyetje të vërteta/të rreme për të përcaktuar se cili kandidat do të fitojë ose humbasë zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane. Metoda, e cila bazohet në besimin se zgjedhjet janë para së gjithash një vlerësim i performancës së partisë në detyrë, merr në konsideratë situatën ekonomike, reformat, paqëndrueshmërinë sociale dhe skandalet e mundshme: çdo përgjigje "e vërtetë" është një favor i partisë në detyrë, por nëse të paktën gjashtë nga përgjigjet janë të rreme, partia sfiduese do të fitojë zgjedhjet.

Këtë vit, demokratët fitojnë tetë pikë, duke përfshirë mungesën e një kandidati të tretë në garë, treguesit pozitivë ekonomikë afatshkurtër dhe afatgjatë, arritjet kryesore legjislative të miratuara nga administrata Biden dhe mungesën e trazirave sociale ose skandaleve të lidhura me Shtëpinë e Bardhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë