Qytetarët serbë janë nisur me autobusë nga Mitrovica e Veriut për të votuar në zgjedhjet e Serbisë që mbahen të dielën e 3 prillit.
Mediat serbe kanë lajmëruar se autobusët me të cilët po qarkullojnë serbët e Kosovës, po ndalohen dhe kontrollohen nga Policia e Kosovës në kufi të dy vendeve. Por kjo është mohuar nga Policia kosovare.
Serbët do të votojnë për zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Janë rreth 6 milionë e gjysmë serbë që do të kenë mundësi të votojnë.
Në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë 3 deri në 4 deputetë.
Ndërkohë, është shkruar se vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, më shumë se 6,000 qytetarë shqiptarë që jetojnë në Serbi janë hequr nga listat e votuesve. Një veprim që aktivistët dhe studiuesit thonë se është për bërë për shkak se janë shqiptarë etnikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




