Nga Gazeta ‘Si’- Organizata “Demokracia Plus” ka dhënë rezultatet nga tri vëzhgime të procesit të votimit që ka nisur në Kosovë të dielën.
Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” ka thënë se shënjimi i gishtërinjve me ngjyrë po fshihet lehtësisht dhe kjo rrit rrezikun e votimit të dyfishtë.
Po ashtu, D+ ka gjetur se kabina e votimit është më e ulët dhe kjo rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës, si dhe ka vlerësuar se mundësia për të votuar deri në dhjetë kandidatë është e panevojshme.
“Tri vëzhgime të ‘Demokracia Plus’ nga procesi i votimit:
-Shenjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht, duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë. Kjo përbën një hap prapa krahasuar me praktikën e mëparshme të përdorimit të ngjyrës së padukshme, pasi qytetarët mund të bien pre e presioneve për të votuar ose për të mos votuar.
-Kabina e votimit është më e ulët dhe votuesit ulen në bankë, gjë që rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës, veçanërisht kur një votues tjetër qëndron në këmbë.
-Mundësia për të votuar deri në dhjetë kandidatë në listë është e panevojshme, pasi sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve mezi arrijnë të zgjedhin katër preferenca. Ky proces jo vetëm që e ngadalëson votimin dhe numërimin e votave, por gjithashtu forcon kontrollin e liderëve partiakë mbi deputetët. Kandidatët lokalë do ta kenë shumë më të vështirë të zgjidhen, ndërsa do të favorizohen të preferuarit e liderit, të cilët përfitojnë më shumë hapësirë mediatike”, shkroi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



