Politike

Zgjedhjet, KQZ tregon afatin për regjistrimin e kandidatëve e partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i mbledhur vetëm me 5 anëtarë, pasi 2 anëtarët e opozitës mungojnë, ka përcaktuar Planin Orientues të Veprimit të KQZ-së për zgjedhjet e ardhshme lokale të 30 qershorit.
Plani i veprimit parashikon 82 etapa për zgjedhjet që nga hapat e parë të këtij procesi dhe ën shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

“Presidenti i Republikës me dekretin nr.10928, datë 05.11.2019 caktoi datën 30 qershor 2019 si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2018. Në këtë kuadër, KQZ ka detyrime ligjore lidhur me organizimin, administrimin dhe kontrollin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore. Për realizimin e këtij procesi paraqitet e nevojshme që të miratohet një plan orientues veprimesh, me qëllim krijimin e një kornize udhërrëfyese, mbi të cilën do të mbështetet aktiviteti i mëpasshëm i KQZ-së. Veprimet që duhet të ndërmarrë KQZ, burojnë nga detyrimet e përcaktuara nga dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe janë zbatimi i tyre në praktikë. Miratimi i këtij plani orientues veprimesh përbën një dokument bazë për nisjen e veprimtarisë së KQZ-së, në përputhje me përcaktimet e nenit 21 të Kodit Zgjedhor”, thuhet në relacionin e KQZ-së.

Për zgjedhjet e kaluara (Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore 2007, 2011, 2015 dhe Zgjedhjet për Kuvendin 2005, 2009, 2013, 2017), KQZ miratoi një plan orientues veprimesh, i cili rezultoi efikas në planifikimin dhe realizimin e veprimtarive të parashikuara në të. Detajimi i veprimeve konkrete dhe i afateve kohore, brenda të cilave këto veprime duhet të ndërmerren, është bërë duke iu referuar përcaktimeve të bëra në Kodin Zgjedhor. Llogaritja e afateve edhe peer zgjedhjet per Organet e Qeverisjes Vendore te vitit 2019, është bërë duke peerfshire diteen e fundit tee ploteesimit tee afatit të parashikuar nga Kodi Zgjedhor.

Kështu KQZ-ja parashikon që 8 ditë pas ditës së zgjedhjeve më 30 qershor të bëjë shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, me ndarjen e vendeve të këshillave bashkiakë për të 61 bashkitë.
Sipas parashikimeve të KQZ-së, jo më vonë se 21 prilli i 2018-s, partitë politike apo komitetet Nismëtare duhet të depotizojnë kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndërsa jo më vonë se 1 Maji i ardhshëm, duhet të depozitohen koalicionet e partive politike.
Sipas këtij plani të veprimit afati i dorëzimit të kandidatëve pranë KQZ-së është data 13 maji. E njëjta datë është edhe afati i dorëzimit të listave shumemërore për kandidatët në këshillat bashkiakë.
Në këtë proces do të përfshihet edhe procesi i verifikimit të kandidatëve, të cilët do të plotësojnë formularin e vetdeklarimit, si pjesë e zbatimit të ligjit për Dekriminalizimin.
“Zbatimi i dispozitave të Ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”; dhe Vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, është pjesë e punës së procesit të regjistrimit të listave shumemërore të kandidatëve për Kryetar Bashkie dhe kandidatëve për anëtar Këshilli Bashkiak”, thuhet në relacionin e KQZ-së.

Ndërsa në planin e veprimit nuk janë parashikuar numërimi elektronik apo votimi elektronik si projekte që kanë mbetur pezull nga puna e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërsa akoma nuk është përcaktuar se si do të funksionojnë anëtarët e Komisioneve të Numërimit të Votave, do të jenë të pavarur apo përfaqësues të partive politike. Edhe kjo çështja ka mbetur pezull nga reforma zgjedhore.

KQZ-ja në planin e veprimit e ka parashikuar ngritjen e KZAZ-ve, të KQV-ve dhe GNV-ve mbi bazën e përkatësisë partiake.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë