Politike

Zgjedhjet, Komisioni i Rithemelimit fton deputetët e Bashës: Hajdeni tek ne, Basha s’ka për të kaluar as pragun elektoral  

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” e Sali Berishës nuk mori rezultatin e pritshëm sipas përllogaritjeve paraprake.

Megjithatë, Sali Berisha shënoi fitoren e parë ndaj Lulzim Bashës duke e renditur PD-në te tretën në zgjedhjet pjesshme lokale që u zhvilluan në gjashtë bashki.

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia ndërkohë është në avantazh të dukshëm në Shkodër, duke i siguruar sipas të gjitha gjasave fitoren nëse diferenca në kutitë e mbetura nuk do të jetë më e vogël sesa numri i votuesve në tre qendrat e votimit që nuk u hapen ditën e zgjedhjeve për shkak të motit të keq.

Pas rezultatit të zgjedhjeve Komisioni i Rithemelimit doli me një deklaratë ku në fund të reagimit përcjell një ftesë të hapur për deputetët  e PD-se që sot janë rreshtuar me Bashën.

“Në këto zgjedhje ne u përballëm jo vetëm me kreun e Meduzës, por edhe me shtojcat e tij, që duan ta mbajnë Partinë Demokratike opozitë fasadë, peng të regjimit.

Gjithsesi, vota e popullit opozitar tregoi qartë se demokratët dhe opozita e vërtetë nuk mund të nënshtrohen dhe nuk mund të merren peng. Ajo është gati për t'u ringritur plot besim dhe shpresë.

Vota e qartë e 6 Marsit tregoi se demokratët nuk duan t'i shkojnë pas në greminë, një kllouni që pas 6 humbjesh deklaron se nuk ka humbur kurrë dhe që provon se nuk do të arrijë të kalojë dot as pragun elektoral.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, opozita e vetme dhe e vërtetë:

I bën thirrje të gjithë anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve, deputetëve që janë në Partinë Demokratike për shkak të idealeve dhe jo të interesave, t’i bashkohen vullnetit të popullit opozitar për një Parti Demokratike të Rithemeluar më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar!”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë