Politike

Zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit / Në Himarë u zhvendosën 311 zgjedhës, Pelinku: Vlerë anormale

Listat e zgjedhësve në Himarë janë shtuar me 311 vetë nga 2023 në 2024. Shifrën e bëri të ditur nënkomisionerja e KQZ-së Lealba Pelinku në mbledhjen e Komisionit Rregullator ku po diskutohej pr/vendimi  "Për përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkinë Himarë, të datës 4 gusht 2024"

Anëtarët e zgjedhur nga opozita në Komisionin Rregullator të KQZ-së ngrenë shqetësimin pse janë shtuar 300 vetë në listën e zgjedhësve, duke iu referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Nënkomisionerja e KQZ-së, Pelinku e quajti ndryshim vlerash anormal, dhe se do të dërgojë një kërkesë për informacion tek Gjendja Civile për të shpjeguar këtë shtim të numrit. Gjithashtu do të kërkohen dhe datat se kur janë bërë këto shtesa.

“Ajo që bie në sy, që është dhe gjetje e auditit, nëse krahasojmë ndryshimin e numrit të zgjedhësve, 2021 - 2023 rezulton që ka një ulje në vlerë absolute të 8 zgjedhësve, ndërkohë nga 4 prill 2023, lista përfundimtare për zgjedhjet e 14 majit, dhe 10 korrik 2024, për zgjedhjet në proces rezulton se ka një rritje 252 në vlerë absolute, por ajo që bie në sy është numri 311 i zgjedhësve që i është ndryshuar vendbanimi. Pra nga bashkitë e tjera janë regjistruar në bashkinë Himarë. Nisur nga kjo gjetje. Kemi të bëjmë me një ndryshim vlerash anormal, nga -8 në 252 apo 311 që janë votues me vendbanim të ri në Himarë, jemi në fazën e të drejtuarit me shkresë tek Drejtoria e Përgjithshme me Gjendjen Civile për të pasur një informacion lidhur me datat se kur është miratuar kërkesa e këtyre zgjedhësve për të ndryshuar vendbanimin", tha ajo


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë