Politike

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, identifikimi i zgjedhësve do të jetë elektronik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi të mërkurën testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI) që do të përdoren në zgjedhjet pjesshme për kryetarin e bashkisë Himarë, që do të zhvillohen në datën 4 gusht.

Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit  të vendosura në 36 qendra votimi

Procesi i identifikimit elektronik do të përfshijë të njëjtat parime identifikimi sikurse është kryer në kushte manuale.

Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për t’u identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për të evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë